Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së shtunë zgjodhi të vizitoi pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku u sulmuan policët kosovar, përcjell InLajmi.
Sveçla me anë të kësaj vizite bëri të ditur edhe gjendjen shëndetësore të policëve, e që sipas tij zyrtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka dëme materiale.
Edhe pse 5 sulmet kundër Policisë së Kosovës ishin të njëpasnjëshme zyrtaret nuk kanë ndaluar punën, sipas tij puna në kufi po vazhdon të kryhet me vigjilencë dhe intensitet të shtuar.
Ndërsa kujtojmë se sulmi ndaj policëve erdhi nga persona akoma të pa identifikuar, e që dyshohet se kanë hedhur mjete piroteknike nga territori i Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.
Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.
Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.
Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë. /InLajmi/