Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok tani e sa ditë nuk la lëvizur nga tema kyçe e çdo bisede, përcjell InLajmi.
Ky sulm ka dërguar në reagim krerë institucional, shtete të ndryshme që disa e quajnë provokim e disa të tjerë rrezik që mund të krijojë tensione.
Kështu së fundmi ka reaguar ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ku përmes një shkrimi kanë dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.
Sipas ministrisë së Shqipërisë këto sulme që po i bëhen policëve rrezikojnë që të krijojnë tensione në rajon.
Ndërsa tutje ishte kjo ministri ajo që iu drejtua organeve përgjegjëse të merren seriozisht me rastin, e mbi të gjitha autoret që kryen këtë akt të vihen para drejtësisë. /InLajmi/
https://twitter.com/AlbanianDiplo/status/1515340894811176969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515340894811176969%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshqiperia-denon-sulmet-ndaj-policise-ne-veri-te-kosoves%2F