Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta jap lajmin e mirë për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtave – Krushevë, mes Kosovës e Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Pika kufitare erdhi si rezultat i marrëveshjes në mes të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që nga tani e tutje ajo do të jetë në shërbim për qytetarët 24 orë në plotë 7 ditë të javës.
Por jo vetëm Rama tha se shumë shpejt do të zbatohet edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar.
Postimi i plotë i tij:
Shishtavec – Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes 2 qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet. /InLajmi/