Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në natën kur shënohet festa e Pashkëve ka zgjedhur të uroi të gjithë besimtarët e besimit katolikë, përcjell InLajmi.
Kurti ka uruar që kjo festë të jetë nder ato festa që do i sjellë të mira e do ta bëjë Kosovën akoma më të fortë, ndryshe ai ka uruar që të gjithë njerëzimi të arrijnë t’ia dalin mbanë dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.
Ndërsa si përfundim Kurti ka thënë uroi të kemi durim, për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë, e më së shumti me ata që sipas tij, e kanë nevojën për ndihmë.
Postimi i plotë i tij:
Urime Pashkën!
Sonte, besimtarët katolikë e protestantë anekënd botës, e bashkë me ta dhe besimtarët shqiptarë, përgatiten të kremtojnë agimin e ringjalljes dhe dritës, dashurisë dhe shpresës. Pashkën e madhe.
Fuqia e dashurisë për njeriun dhe shpresa për të janë sot më shumë se kurrë të thirrura për të na e përmbushur sprovën.
Qoftë kjo Pashkë, e bardhë e mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve. Na bëftë më të fortë për t’i duruar mundimet e për ta ndihmuar njëri-tjetrin.
Këto vite i kaluam të sfiduar nga pandemia e vështirësitë. E tani një popull i madh në kontinentin tonë po përjeton luftën e pushtimin, krimet dhe tmerrin e masakrave. Qofshin këto kremtime edhe lavd për dashurinë e qëndrueshmërinë e madhe të ukrainasve për atdheun e tyre, lirinë dhe demokracinë aty dhe në të gjithë Evropën.
Paçim durimin për t’ia dalë mbanë bashkë e më së shumti me ata që e kanë nevojën për ndihmën tonë. Ngase me mesazhin e mirësisë dhe ringjalljes, vjen shpresa se pas errësirës lind drita e pas dëshpërimit çel gëzimi.
Urime Pashka, siç thotë ungjilli kënduar në shqip – “Jezusi, pasi i deshi të tijtë që ishin në botë, i deshi deri në fund të fundit”, – nga Gjon Buzuku ynë shkruar në Meshar: Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot! /InLajmi/