• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 8 May, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti kujton profesorin e ndjerë, Ejup Statovcin!

Kurti kujton profesorin e ndjerë, Ejup Statovcin!

J G nga J G
16 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kurti kujton profesorin e ndjerë, Ejup Statovcin!
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar profesorin e ndjerë, Ejup Statovcit, përcjell InLajmi.

Kurti në ditëlindjen e profesorit, tha se ai ishte i thellë në të menduar, profesional në shkencë, i përkushtuar në punë, i dashur me studentë, serioz në veprime, intelektual dhe patriot në shoqëri.

Kreu i Qeverisë në postimin e tij në Facebook ka treguar detaje biografinë e ish-rektorit, përmend edhe kohën kur u printe studentëve në protesta.

Kurti ka thënë se pikërisht atëherë kur profesorët dhe studentët shqiptarë u përjashtuan nga universiteti dhe kur pushteti fashist serb i Beogradit e mohonte fare ekzistencën e Universitetit të Prishtinës, ky institucion u bë universitet më shumë se kurrë, duke i prirë më universales së një shoqërie, luftës për paradigmën e lirisë.

Postimi i tij i plotë:

Në ditëlindjen e Prof. Ejup Statovcit
Në listën e rektorëve të Universitetit të Prishtinës është i 10-ti në radhë, por në historinë e tij, ai është rektori që më së gjati e drejtoi Universitetin e Prishtinës, nga 26 nëntori i vitit 1991 e deri më 31 dhjetor 1997. Profesor Dr. Ejup Statovci, lindi më 16 prill 1940 në fshatin Prugoc të Prishtinës, por gjatë jetës, ai i dha profilit të tij përmasa ndërkombëtare. Ai studioi për drejtësi në Universitetin e Zagrebit ku diplomoi më 1966 dhe magjistroi më 1971, për të vazhduar më pas me studimet e doktoraturës në Universitetin e Lublanës, ku mbrojti tezën më 1974, me një punim mbi marrëdhëniet pronësore juridike në sendet e paluajtshme në Kosovë.
Pedagog i gjeneratës fillestare që me themelimin e Universitetit të Prishtinës më 1970, ai u autorizua të ligjëronte lëndët: “Hyrje në të drejtën civile dhe e drejta reale” si dhe “E drejta ndërkombëtare private”. Gjatë tre dekadave të karrierës së tij akademike, Profesor Ejup Statovci ngjiti me radhë të gjitha gradat dhe shkallët nga asistent më 1967, ai u zgjodh docent më 1971, profesor inordinar më 1975, kurse profesor ordinar më 1980. Pas botimit të disertacionit të doktoratës më 1977, ai botoi një seri monografish me studime krahasuese: “Mbrojtja e pronësisë” (1980), “Pronësia: origjina dhe zhvillimi” (1983), “E drejta e servituteve” (1985) dhe “E drejta e pengut” (1988). Krahas këtyre veprave, ai shkroi dhe redaktoi shumë punime shkencore duke qenë autor dhe redaktor punimesh në revistat “E drejta”, “Përparimi”, “Universiteti sot” etj. Drejtor i studimeve juridike-civile postdiplomike, Kryetar i Pleqësisë së Fakultetit Juridik, anëtar i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës, Drejtor i Institutit për Kërkime Juridike dhe Shoqërore në Fakultetin e Drejtësisë, Prof. Ejup Statovci ishte jo vetëm një ligjërues i shkathët por edhe një shkenctar prodhimtar, që shkroi dhe botoi shumë artikuj, përveç që hartoi edhe shumë dokumente juridike e institucionale.
I thellë në të menduar, profesional në shkencë, i përkushtuar në punë, i dashur me studentë, serioz në veprime, intelektual dhe patriot në shoqëri, Prof. Ejup Statovci e etabloi figurën e tij në historinë moderne të Kosovës, duke u vënë në krye të Universitetit të Prishtinës në dekadën më të vështirë të tij, gjatë viteve të 1990-ta.
Emri i Ejup Statovcit shfaqet mes juristëve që e hartuan dhe komentuan Kushtetutën e Kosovës e cila u miratua më 7 shtator 1990 në Kaçanik. Më 10 dhjetor 1991, vetëm dy javë pasi ishte zgjedhur rektor, Prof. Ejup Statovci paraqiti programin e tij të punës me të cilin do të drejtonte Universitetin e Prishtinës me 13 fakultete, 7 shkolla të larta, 845 pedagogë dhe 247 bashkëpunëtorë. Ai mori drejtimin e UP-së kur pushteti serb përjashtoi nga ky universitet profesorët dhe studentët shqiptarë si dhe instaloi dhunshëm një rektor serb, duke i vënë shqiptarët në një situatë që i detyroi ta vazhdojnë traditën e Universitetit të Prishtinës nëpër shtëpi private. Më 1996, me nismën e Rektorit Ejup Statovci, stema e vjetër e universitetit u zëvendësua me një stemë të re, atë që e ka trashëguar deri sot Universiteti i Prishtinës.
Pikërisht atëherë kur profesorët dhe studentët shqiptarë u përjashtuan nga universiteti dhe kur pushteti fashist serb i Beogradit e mohonte fare ekzistencën e Universitetit të Prishtinës, ky institucion u bë universitet më shumë se kurrë, duke i prirë më universales së një shoqërie, luftës për paradigmën e lirisë. Kurse vetë Universitetit të Prishtinës i printe Profesor Ejup Statovci, rektori që pati vizion intelektual, guxim patriotik dhe kurajo qytetare, që më 1 tetor 1997, të radhitej në rresht të parë me ne studentët në protestën që paqësisht e bëri aktive rezistencën kundër okupimit dhe apartheidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Arrestimet, kërcënimet dhe bastisjet që ia bënte policia e Serbisë, nuk e ndalën dhe as nuk e mëdyshën Prof. Ejupin në misionin e tij që ta mbante në këmbë Universitetin e Prishtinës dhe ta ruante vazhdimësinë e jetës studentore dhe akademike të tij. Në një kohë kur Kosova kishte nevojë jetike për njohje të çështjes së saj ndërkombëtarisht, Prof. Ejup Statovci krijoi dhe mbajti kontakte me universitete të tjera në Berlin, Jena, Drezden, Vjenë, Leqe, Lublanë dhe Zagreb.
Lista e gjatë e publikimeve shkencore të Prof. Ejup Statovcit gjatë viteve ’70-të dhe ’80-të, rrallohet dukshëm në vitet ’90-të. Kjo sepse dekada e fundit e jetës, e ktheu Prof. Ejup Statovcin në akademik të rezistencës. I shkolluar edhe në Kembrixh e Harvard, përkthyes i veprës së Peter Steinit në shqip, nga një profesor i jurisprudencës civile, Prof. Ejup Statovci e mbylli jetën si një luftëtar civil i drejtësisë. Sot në ditëlindjen e tij Prof. Ejup Statovci do të ishte 82 vjeç, sikur të mos na kishte lënë aq herët, më 19 tetor 1999, në moshën 59 vjeçare.
Ky profil i Profesor Ejup Statovcit prej profesori të përkushtuar, shkenctari prodhimtar, rektori dinjitoz dhe patrioti të virtytshëm, do të mbetet në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe të Kosovës, e të mbarë popullit shqiptar, si një figurë emblemë, për t’u njohur si personalitet historik, respektuar si shembull dhe ndjekur si model./InLajmi/
Tags: Albin KurtiEjup StatovciUniversiteti i Prishtinës
Postimi i mëparshëm

Beograd, mijëra qytetarë mbushin rrugët me slogane kundër NATO-s

Postimi tjetër

Superliga e Kosovës, këto ndeshje janë në program

Të ngjajshme Postime

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
KRYESORE

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

7 May 2025
Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime
KRYESORE

Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime

7 May 2025
PDK e hapur për dialog, qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme
KRYESORE

PDK e hapur për dialog, qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme

7 May 2025
KRYESORE

7 May 2025
Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së
KRYESORE

Arrestohet një person pasi dyshohet për shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së

7 May 2025
Bajrami i reagon Muratit: Vendin në kohën e UNMIK-ut e para saj, e ka kthyer VV-ja
KRYESORE

Bajrami i reagon Muratit: Vendin në kohën e UNMIK-ut e para saj, e ka kthyer VV-ja

7 May 2025
Postimi tjetër
Superliga e Kosovës, këto ndeshje janë në program

Superliga e Kosovës, këto ndeshje janë në program

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 8 maj ndër vite?

8 May 2025
Kek i shpejtë dhe i lehtë me limon – Ëmbëlsi magjike

Kek i shpejtë dhe i lehtë me limon – Ëmbëlsi magjike

8 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot relativisht i ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell

8 May 2025
Çfarë do të thotë kur një burrë të përqafon?

Çfarë do të thotë kur një burrë të përqafon?

8 May 2025
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

7 May 2025
Trepça merr fitoren pas tre çerekëve baras, e bën 1:1 serinë me Bashkimin

Trepça merr fitoren pas tre çerekëve baras, e bën 1:1 serinë me Bashkimin

7 May 2025
Çfarë loje e barabartë në “Minatori”, sërish barazohet rezultati në fund të pjesës së parë

Çfarë loje e barabartë në “Minatori”, sërish barazohet rezultati në fund të pjesës së parë

7 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu