Kohëve të fundit po sa ta hapesh telefonin nuk ka mundësi së nuk do e shohësh një shkrim për ish0banoren e Big Brother Albania VIP, Beatrix Ramosaj, shkruan InLajmi.
Ajo së fundmi është kthyer në personazhin më të përfolur të kohës, pothuajse çdo moment i saj që nga dalja nga shtëpia me e famshme në Shqipëri është bërë lajm.
Beatrix ka marrë një dhuratë unike nga fansat e saj, ndjekësit e saj e kthyen atë tekstualisht në një “yll” duke emërtuar një yll në yjësinë e Binjakut “Beatrix”.
Kjo dhuratë për të ishte krejtësisht e pa pritur pasi as ajo vet nuk po mund ta merr më mend këtë befasi nga fansat e saj, ajo shkrun se “Nuk më besohet se emërtuan një yll pas emrit tim. Ato zgjodhën më të bukurin!”
Kujtojmë se ishte Beatrix ajo që para disa ditësh publikoi një këngë në bashkëpunim me Dj Geek, projekt ky i quajtur “Ma shumë se ti” i cili u aludua që i është dedikuar ish-të dashurit të saj, njehërit aktorit të famshëm shqiptar Donald Veshaj. /InLajmi/
https://www.youtube.com/watch?v=OYDVEruk5DM