Nëse jeni aktivë në TikTok, mund ta keni parë trukun që po përdorin vajzat për të krijuar penel sysh në çdo ngjyrë. Duket fare e thjeshtë.
Si fillim, ju duhen 3 “përbërës”, të cilët me shumë gjasë i keni patjetër në shtëpi:
– Ujë micellar
– Paletë (ton) sysh, në ngjyra të ndryshme
– Furçë e thjeshtë makeup-i
Tani e merrni me mend se ç’duhet të bëni: Lagni furçën në ujë dhe vendoseni tek ngjyra e paletës me të cilën doni të krijoni “penelin”, përcjell Anabel Magazine.
Kuriozë për rezultatin? Ja si duket:
Videon e plotë mund ta shihni KËTU.