Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka lavdëruar ukrainasit për qëndresën e tyre gjatë 50 ditëve të luftës, transmeton InLajmi.
“Rusët nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sa e vlerësojmë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duam”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
“50 ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje. Arritje e miliona ukrainasve”, tha ai, shkruan BBC.
Presidenti i numëroi disa nga mënyrat me të cilat ukrainasit kishin luftuar kundër trupave ruse. /InLajmi/