Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7: 20 ka ndodhur një sulm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare, raporton InLajmi.
Sot ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për ndërrim në pikat kufitare. Ky sulm me granatë dore si një akt terrorist është bërë me qëllim frikësimit të zyrtarëve policor. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme. Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik me qëllim që të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës dhe të rrezikojnë jetën e pjesëtareve të policisë”.
Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor dhe qytetarëve.
Sveçla tha se vetëm gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur 4 sulme ndaj patrullave të policië.
“Sulmi i 2-të ka ndodhur me gjuajtje me gurë. Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku policia është gjuajtur me armë zjarri dhe sot janë goditur dy veturat që transportonin zyrtarë policor në pikat kufitare”. Angazhimi serioz i institucioneve posaçërisht policisë që të vendos rend dhe ligj është bërë pengesë për Serbinë dhe grupe të caktuara që mbështeten nga Serbia”, tha Sveçla. /InLajmi/