Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Abdixhiku premtoi se LDK-ja ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë dhe garantimin e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga LDK-ja:
Në vijim gjeni reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në lidhje me sulmet ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.” /InLajmi/