Kryetari i qytetit të Odesas ka thënë se një nga kërcënimet më të mëdha në rajonin e Detit të Zi nuk ekziston më, pasi luftanija ruse Moskva u fundos.
Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov u shpreh:
“Moskva kishte pajisjet më moderne të raketave. Ishte një kërcënim i madh për ne pasi mund të kishte mbështetur një sulm tokësor nëse do të ndodhte këtu.”
Qyteti historik i Odesës ka portin më të madh detar të Ukrainës dhe ka jetuar në frikën e një pushtimi në shkallë të plotë nga marina ruse e pozicionuar në det të hapur, shkruan BBC.
Edhe pse luftanija tani është shkatërruar, Trukhanov paralajmëroi se situata është ende e rrezikshme, transmeton ABC News.
“Për fat të keq, armiku ka raketa, jo vetëm ato që ishin në Moskva, por edhe në tokë, edhe në Krime. Ka pasur sulme në Ukrainë mbrëmë. Ato janë bërë nga territori i Krimesë.” .