Milani do t’i bëjë konak skuadrës së Genoas në duelin e xhiros së 33-të në Serie A.
Kuqezinjtë kanë lëshuar pikë në 2 ndeshjet e fundit në Serie A, duke e rrezikuar vendin e parë në luftën për Scudetton.
‘Rosonerët’ regjistruan 2 barazime të njëpasnjëshme ndaj Bolognas e Torinos, për të qëndruar tani vetëm 2 pikë para Interit, por që zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Teksa Milani kërkon medoemos këndelljen sonte, 2 skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ismael Bennacer dhe Ante Rebic rikthehen nga lëndimi, por Ibrahimoviç, Alessio Romagnoli, Alessandro Florenzi, Simon Kjeer dhe Samu Castillejo mbeten jashtë.
Milan:Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroudm përcjell Sinjali.
Genoa:Sirigu; Hefti, Ostigard, Bani, Vasquez; Galdames, Badelj; Ekuban, Amiri, Frendrup; Piccoli.

















