Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur për sulmin në drejtim të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
Shala ka thënë se mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.
Ai thotë se reagimet e menjëhershme të BE-së dhe KFOR-it për situatën në veri, tregon se çështjet janë shumë serioze sa i përket sigurisë.
“Unë mendojë se mund të ketë përshkallëzim përveç faktin që kemi pasur një reagim nga BE-ja dhe nga KFOR-i se në rastet e tjera kanë qenë më të vonshme ndërsa në rastin konkret kanë qenë të menjëhershme, kjo po tregon se çështjet janë shumë serioze sa i përket sigurisë dhe ne duhet të jemi sy qel. Duhet që të mos lëshojmë deklarata sa i përket çështjes si të cilësohet vepra penale”, ka thënë Shala.
Sipas tij, ky sulm nuk duhet të konsiderohet si akt terrorist, tha ai në Tëvë1.
“Sepse unë kam dëgjuar sot nga eksponatet e qeverisë që çështja e sulmit ndaj policisë është konsideruar si akt terrorist që është total e gabueshme”, tha Shala.