Moti i këndshëm pranvero që po mbanë këto ditë po mundësohat nga masa stabile ajrore anticiklonike që shtrihet që nga Rusia veriperëndimore, Bjellorusa në lindje dhe veri e deri në Turqi në juglindje dhe Kroaci në veriperëndim.
Përderisa ky anticiklon po largohet gradualisht drejt Turqisë dhe Azisë, një masë jo-stabile e ftohtë ajrore nga Skandinavia pritet të depërtojë gjatë fundjavës në drejtim të Evropes lindore dhe me frontin e ftohtë në drejtim të Ballkanir duke ulur temperaturat dhe duke shkaktuar edhe reshje atmosferike kryesisht reshje shiu, ndërsa në viset malore priten reshje bore.
Pra, deri të shtunën na pret mot i ngrohtë pranveror, ndërsa të shtunën do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu dhe njëkohësisht do të fillojnë të vijnë edhe vranësira nga Mesdheu dhe kontinenti, pra kemi ndjeshje mes masave të ndryshme ajrore. Pasdite vonë pritet të fillojnë edhe riga lokale shiu të cilat fillimisht do të jenë të lokalizuara, ndërsa gjatë natës dhe ditës së diel pritet të shtrihen në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Meteo Ballkan.
Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të jenë të larta pranverore deri 24 gradë Celsius, ndërsa përpos rrezeve diellore mund të kemi shtrirjen e disa vranësirave të shtresave më të larta të atmosferës.