Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur gjatë një interviste për vizitën e tij të fundit në Bucha, në periferi të Kievit ku qindra njerëz janë gjetur të vdekur, transmeton InLajmi.
Ai tha se ajo që kishte parë atje kishte ngushtuar më tej mundësinë e bisedimeve të paqes me rusët.
“Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me Rusinë. Ata nuk do të kenë më shumë shanse të flasin me ne”, shkruan BBC.
Ai tha se Putini dhe pjesa tjetër e ushtrisë ruse janë kriminelë lufte. /InLajmi/