Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka zgjedhur që pikërisht sot të prezantoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, raporton InLajmi.
Ligj ky i cili ka të bëjë më racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, ky ligj ditën e sotme solli debate të ndryshme në kuvend e që nga disa parti edhe nuk gjeti mbështetje.
Sipas Sveçlës ky projektligj i cili ka arritur të vijë në kuvend ka marr miratimin nga qeveria e Kosovës.
“Me këtë projektligj akademia planifikohet të bartet nga kuvendi në sistemin gjyqësor te këshilli drejtues. Sa i përket agjencisë për ndihmë juridike duhet të bartet nga kuvendi te ministria e drejtësisë. Element tjetër është i statusit të agjencisë, që shndërrohet në agjenci ekzekutive. Element tjetër është edhe çështja e ankimimit. Agjencia për komplekse memorialë i baret nga kuvendi në ministrinë kulturës”, tha ai. /InLajmi/