Numri i të vdekurve në Filipine nga stuhia tropikale Megi është rritur në 76 ndërsa qindra mijëra të tjerë mbeten të zhvendosur, thanë autoritetet në vend të mërkurën, transmeton InLajmi.
Shumë nga vdekjet erdhën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe përmbytjet e shkaktuara kur stuhia goditi brigjet lindore dhe jugore të Filipineve me erëra të fuqishme.
Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive tha se të paktën 29 persona mbeten të zhdukur dhe 8 të tjerë janë lënduar.
Më shumë se 920 mijë njerëz janë prekur nga stuhia, mbi 200 mijë njerëz janë zhvendosur, ndërsa më shumë se 35 mijë janë evakuuar paraprakisht, tha këshilli, shkruan CNN.
Ndër rajonet më të prekura janë Visayas Perëndimore, Visayas Lindore dhe Caraga. /InLajmi/