• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 15 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Shtëpia e Bardhë: Duke parë pamjet e mizorive në terren, Biden foli për gjenocid

J G nga J G
14 April 2022
në Bota
0 0
0
Shtëpia e Bardhë: Duke parë pamjet e mizorive në terren, Biden foli për gjenocid
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia e Bardhë të mërkurën përforcoi deklaratën befasuese të Presidentit Joe Biden të martën se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë duke kryer gjenocid në Ukrainë.

“Presidenti po fliste për atë që të gjithë ne e shohim, atë që ai mendon se është e qartë si dita për sa i përket mizorive që po ndodhin në terren,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki për komentin e gjenocidit.

Ajo tha se administrata e presidentit Biden do të vlerësojë më tej nëse do të ndërmarrë një shqyrtim zyrtar për këtë çështje.

“Sigurisht që do të ketë një proces ligjor që do të përcaktohet në sallën e gjyqit, por ai po fliste për atë që ai sheh, ka parë në terren, atë që ne të gjithë kemi parë për sa i përket mizorive në terren.”
“Pavarësisht se si e quani ju, objektivi ynë tani është – siç dëshmohet nga paketa e madhe e ndihmës ushtarake që kemi dhënë sot – të vazhdojmë të ndihmojmë dhe të ndihmojmë ukrainasit në këtë luftë, ku shohim mizoritë që ndodhin çdo ditë.”

Presidenti Joe Biden tha për herë të parë të martën se pushtimi rus i Ukrainës përbën gjenocid.

Përcaktimi i gjenocidi nga Departamenti i Shtetit normalisht pason një proces të brendshëm rigoroz, por vendimi përfundimtar i takon sekretarit të shtetit, i cili vlerëson nëse përcaktimi u shërben interesave amerikane, thanë zyrtarët.

Gjatë një aktiviteti në shtetin e Ajoas të martën, ndërsa po trajtonte çështjen e çmimit të lartë të energjisë të shkaktuar nga lufta, Presidenti Biden la të kuptohet se ai mendonte se Vladimir Putini po kryente gjenocid në Ukrainë.

Komentet e presidentit amerikan u përshendetën nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka inkurajuar udhëheqësit perëndimorë ta përdorin termin si referencë ndaj asaj që po ndodh në vendin e tij për shkak të agresionit rus. Presidenti francez Emmanuel Macron nuk pranoi ta çonte retorikën e tij aq larg gjatë një komenti të bërë sot (e mërkurë).

“Unë jam i matur me termat. Gjenocidi ka një kuptim. Ukrainasit dhe rusët janë popuj vëllezër. Është çmenduri kjo që po ndodh sot. Është brutalitet i pabesueshëm dhe një rikthim i luftës në Evropë. Por në të njëjtën kohë shikoj faktet dhe dua të vazhdoj përpjekjet maksimale për të ndalur luftën dhe rivendosur paqen. Nuk jam i sigurt nëse përshkallëzimi i retorikës i shërben kauzës sonë”, tha zoti Macron.

Presidenti francez shtoi se është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy nga ana e tij e vlerësoi qëndrimin e Presidentit Biden.

“Fjalë të vërteta, nga një udhëheqës i vërtetë“, shkruante ai në një postim në Twitter të martën.

“T’u vendosësh gjërave emrin që kanë është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes. Ne jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë deri më tani nga SHBA-të dhe kemi nevojë urgjente për më shumë armë të rënda për të parandaluar mizoritë e mëtejshme të Rusisë”, shkruante më tej zoti Zelenskyy.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë cilësimin e zotit Biden, duke thënë: “Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme.”

Sipas një traktati të Kombeve të Bashkuara, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara, me gjenocid përkufizohen veprime të ndërmarra me qëllimin për të asgjesuar tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Në të kaluarën udhëheqësit amerikanë shpesh e kanë shmangur termin për të përkufizuar zyrtarisht si gjenocid, fushatat e përgjakshme, sikurse ajo që po kryen Rusia në Ukrainë, duke hezituar të nxisin një detyrim që rrjedh sipas konventës ndërkombëtare e cila kërkon që vendet nënshkruese të saj të ndërhyjnë në rast të identifikimit zyrtarisht të gjenocidit. Ky detyrim u pa si një arsye që pengoi Presidentin Bill Clinton të shpallte si gjenocid vrasjen e 800,000 tutsëve etnikë në Ruanda në vitin 1994.

Gjenocidi, i konsideruar si shkelja më e rëndë ndërkombëtare, u përdor për herë të parë për të përshkruar Holokaustin. Ai u përkufizua në vitin 1948 si krim sipas ligjit ndërkombëtar në një konventë të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Biden tha se do të jenë ekspertët ligjorë ata që të vendosin nëse veprimet e Rusisë përmbushin standardin ndërkombëtar për t’u cilësuar si gjenocid, ashtu siç kanë pohuar zyrtarët ukrainas, por ai shtoi se atij vetë, ajo që po ndodh në Ukrainë, i duket si e tillë (gjenocid).

“Më shumë prova po dalin për gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë rreth shkatërrimit atje. Por do të lëmë juristët të vendosin nëse kjo kualifikohet apo jo si gjenocid”, tha Presidenti Biden.

Javën e kaluar Presidenti Biden tha se nuk besonte se veprimet e Rusisë përbënin gjenocid, por thjesht krime lufte.

Gjatë një udhëtimi në Evropë muajin e kaluar, zoti Biden u përball me polemika lidhur me një deklaratë të tijën, e cila në dukje mbështeste nevojën për ndryshim të regjimit në Moskë, çka do të kishte përfaqësuar një ndryshim dramatik drejt përplasjes së drejtpërdrejtë me një vend tjetër që ka armë bërthamore.

“Për atë Zot, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Presidenti Biden duke iu referuar Presidentit rus Putin, transmeton VOA.

Por një ditë më vonë Presidenti Biden i sqaroi komentet e tij, duke thënë se kishte shprehur zemërimin e tij moral ndaj udhëheqësit rus dhe se nuk kishte artikuluar ndonjë ndryshim politikash të Uashingtonit në raport me Moskën.

 

Tags: Departamenti i ShtetitJoe BidenShtëpia e Bardhë
Postimi i mëparshëm

Anëtarësimi në BE, kur do të aplikojë Kosova?

Postimi tjetër

Klubi i Milanit ka shprehur interesim për futbollistin e Kosovës

Të ngjajshme Postime

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse
Bota

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

15 September 2025
Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Postimi tjetër
Klubi i Milanit ka shprehur interesim për futbollistin e Kosovës

Klubi i Milanit ka shprehur interesim për futbollistin e Kosovës

Lajmet e fundit

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

15 September 2025
Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

15 September 2025
Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

15 September 2025
Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

15 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu