Më herët ish-kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev kishte paralajmëruar se nëse Suedia dhe Finlanda bashkohen me NATO-n, Moska do të detyrohet të forcojë forcat e saj në rajon, transmeton InLajmi.
Tani zëvendësministri i jashtëm i Rusisë Alexander Grushko ka thënë se Rusia do të duhet të marrë masa sigurie nëse të 2-ja vendet pranohen.
Grushko ka thënë se anëtarësimi i tyre do të çonte në “pasojat të padëshiruara”.
Megjithatë, Lituania thotë se Moska vendosi armë bërthamore në provincën ruse të Kaliningradit, e cila është përgjatë bregut të Balltikut shumë kohë përpara pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
Dhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka postuar në Twitter mbështetjen e Britanisë për Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ata janë “të lirë të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje. /InLajmi/