Kremlini ka deklaruar sot se kushti për një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy është që të jetë gati dokumenti që duhet të firmosin 2 liderët.
Në konferencën ditore për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë informacionet se presidenti rus kishte refuzuar që të takohej me homologun e tij ukrainas, përcjell ABC News.
Peskov tha, presidenti nuk ka refuzuar kurrë një mbledhje të tillë, por ka kërkuar që paraprakisht të përgatiten kushtet për të. Më konkretisht teksti i dokumentit.