Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 23 vjetorit të dhunës seksuale gjatë luftës ka zgjedhur të shpreh disa fjalë drejtë të prekurve të kësaj dhunë po ashtu duke iu bërë thirrje institucioneve t’i zbardhin rastet, raporton InLajmi.
Ajo është shprehur se e gjithë kjo dhimbje e trishtim nuk po përfundon edhe pas 23 vitesh, pasi sipas saj të njëjtat po i shohim edhe në luftën në Ukrainë.
Osmani tha se të gjitha vajzat dhe grat të mbijetuara nga dhuna seksuale në Kosovë, janë shndërruar në një udhëtim të përbashkët për drejtësi.
Kurse si përfundim ajo ka thënë së liria dhe paqja nuk janë e fituar derisa drejtësia për këta persona të bie në vend. /InLajmi/