Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, se zëvendësministri Hysen Durmishi ka deklaruar se nuk korruptohet, përcjell InLajmi.
Më tej, ai ka shtuar se zëvendësministri e ka kryer punën edhe për nipa sa i përket korruptimit gjatë kohës së bllokimit të zgjedhjes së bordit të OSHP-së
“Pastaj e dëgjova zëvendësministrin e Infrastrukturës që tha se nuk korruptohem, nashta s’ka nevojë me u korruptu më se e ka kry punën edhe për nipa sa ka qenë e bllokume kjo puna e OSHP-së.Por i garantoj një punë, masi u mësu kështu ai ka me u korruptu prapë”, tha Berisha.
Ai ka thënë se dihet që për një kohë të gjatë ka qenë e bllokuar OSHP-ja.
“Ministër, po thu që e kemi trajtu shpesh herë këtë çështjen e tenderëve njëburimor. Edhe dihet që për një kohë të gjatë ka qenë e bllokuar OSHP-ja, unë besoj që fitimi më i madh është kështu kur t’i jep direkt, a munesh me ma shpjegu këtë, s’ki nevojë me i nda me OSHP hiç, i ki direkt”, tha ai./InLajmi/