Është arrestuar një person pasi kishte tentuar të kalonte kufirin me pasportë të një personi tjetër, përcjell InLajmi
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës personi është arrestuar në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës.
“Është ndaluar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar që të udhëtojë për në shtetet e Evropës, me një pasaportë të një personit tjetër. Sipas viktimës, ai i kishte dhënë 700 euro të dyshuarit mashkull kosovar që të shfrytëzonte pasaportën e tij., rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./InLajmi/