Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, më konkretisht në Sllatinë, ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për gazetën InLajmi, zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një kamionete.
Ky aksident ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distances, ku kamioneta ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendgjarje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Ju njoftoj se në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë , në Sllatinë, sot rreth ores 18:25 ka ndodhur një aksident. Dyshohet se nje automjet si pasoj e mosmbajtjes se distances ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. 4 persona kane marr lendime trupore dhe jane derguar per trajtim mjeksor. Njesitet kompetente policore per menaxhim dhe kontroll ne autostrade jane marrë me rastin dhe procedurat e metejme ligjore. Njesitet kompetente policore per menaxhim dhe kontroll ne autostrade jane marr me rastin dhe procedurat e metejme ligjore. /InLajmi/