Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari është 20 vjeçar, i cili ka ka kryer vjedhjen, ku cak ishte një shtëpi private.
Ndërsa, pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Stacioni Policor në Vushtrri ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Arrestimi i të dyshuarit A. J., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 2 prill 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private“, thuhet në njoftimin e Policisë./InLajmi/