Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Tottenham në Premier League kundër Brighton.
Trajneri 52-vjeçar italian ka qenë në izolim prej disa ditësh, por nuk vuan nga asnjë simptomë dhe në përgjithësi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Për shkak të kësaj, ata shpresojnë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës kundër “Pulëbardhave” më 16 prill, duke supozuar se ai mbetet pa simptoma.
Conte konfirmoi në një intervistë disa muaj më parë se ishte vaksinuar për Covid-19 dhe kjo do ta ndihmojë atë të shërohet shpejt nga virusi, përcjell Snjali.
Tottenham ka fituar 4 ndeshjet e fundit radhazi në Premier League dhe ata po duken tani favorit në luftën për vendin e 4-të, duke shpresuar të mposhtin rivalët Arsenal për vendin e fundit në Ligën e Kampionëve.
