Kandidatja për presidente franceze, Marine Le Pen ka thënë se do të propozojë që marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë të forcohen nëse ajo fiton pushtetin, transmeton InLajmi.
Në një konferencë shtypi, politikanja e ekstremit të djathtë bëri thirrje për një “afrim strategjik” midis të 2 palëve pasi të mbaronte lufta në Ukrainë.
Ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese.
Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj, duke përfshirë çdo përpjekje të fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. NATO i ka dërguar armë ushtrisë ukrainase gjatë konfliktit.
Le Pen do ta ketë rival Emmanuel Macron në zgjedhjet që do të mbahen në maj, shkruan BBC.
Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës. /InLajmi/