Këngëtarja e famshme kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, ishte temë diskutimi gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Albania VIP, shkruan InLajmi.
Ajo gjatë rrugëtimit të saj atje krijoi lidhje të forta më disa banore, por me dikë nga ta edhe histori të lezetshme dashurie siç ishte ajo me ish-banorin, Granit Cana.
Afrimi i tyre bëri bujë të madhe, por edhe pas daljes dikush zgjodhi ta rikthej në diskutim afrimin e tyre.
Ishte motra e Granitit, Genta Cana, ajo që zgjodhi të flas për Fifin dhe vëllain e saj, ku sipas saj këngëtarja e donte ish-banorin por krijuan shumë pikëpyetje në mes.
Por që sipas saj përsëri nuk është ajo e cila mund ta komentoj këtë lidhje sepse mund të merret për keq.
“E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.”, ishin fjalët e saj. /InLajmi/