Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po mund ta heq nga mendja se Qeveria e Kosovës ka filluar të kap institucionet e drejtësisë, raporton InLajmi.
Në lidhje më këtë ka folur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ku ka thënë së qeveria ka kap pothuajse shumicën e institucioneve, dhe ia ka mësyrë edhe atyre që janë të pavarura.
Halimi është shprehur se legjislativi duhet ta ketë qëllim të siguroj kontroll politik mbi institucionet por edhe në ato të pavarurat.
Ndërsa ajo tutje ka shprehur shqetësim së si Qeveria e Kosovës po e anashkalon Komisionin e Venecias.
“Anashkalimi i Komisionit të Venecias me qëllim të vazhdimit të kapjes së institucioneve dhe shkelja e Kushtetutës për përfitim elektoral është ngufatje për demokracinë”, ka thënë ajo. /InLajmi/