Qeveria e Kosovës ditën e mërkurë po mban mbledhjen e radhës, raporton InLajmi.
E që në këtë mbledhje edhe nuk ka se si mos të arrihet të merren edhe vendimi të ndryshime, se fundmi është votuar propozimi për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieskportit të disa nga produktet agro ushqimore.
Propozimi në fjalë erdhi nga ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, i cili u miratuar menjëherë.
“Sado i vogël të jetë eksporti dhe rieskporti mund të rrezikojë furnizimin e Kosovës në të ardhmen. Pas diskutimeve edhe me Doganën e Kosovës, kemi marrë vendim që për të lehtësuar gjendjen të bëjmë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore”, tha Hajdari. /InLajmi/