Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë opozitare duke thënë së janë ato të cilat po mundohen të njollosin Qeverinë Kurti, përcjell InLajmi.
Sipas saj reforma prokuroriale dhe konfiskimi i pasurisë janë 2 iniciativa të rëndësishme për qeverinë, por që të njëjtat po mundohen të njollosen nga opozita por janë të dështuara.
Haxhiu ka shprehur gatishmëri për punë mbi të gjitha vullnet, por që sipas saj kjo rrugë kur ka nisur ka pas të ditur që nuk do të jetë e lehtë.
Ndërsa si përfundim ajo beson që shteti i Kosovës do të bëhet vend i jetueshëm duke arritur të krijohet drejtësi dhe barazi.
Postimi i plotë i saj:
Përpjekjet e opozitës për të njollosur 2 iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.
E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura.
Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi! /InLajmi/