Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se sot ishte paraparë që para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, të raportojë shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, përcjell InLajmi.
Ndërsa kjo mbledhje ka dështuar pasi ishin pikërisht deputetët e VV-së ata që bojkotuan mbledhjen.
Sipas tij kjo situatë nuk është aspak e hijshme sepse Marty po heq dorë nga agjenda ruse-serbe dhe për akuzat ndaj UÇK-së, por që në anën tjetër LVV qëndron akoma në front.
Postimi i plotë i tij:
Takim me shefin e AKI së
Paramendo kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty ka heq dorë nga agjenda ruse/serbe dhe nga akuzat kundër UÇK-së, derisa Albin Kurti dhe VV-ja hala t’u e mbajt frontin.
Sot, VV-ja e bojkotoi raportimin e shefit të AKI-së për këtë skandal ndërkombëtar, për të cilin Qeveria e jonë nuk e thotë asnjë fjalë.
Albin Kurti tashmë është pozicionuar kundër UÇK-së dhe Amerikës edhe si kryeministër. /InLajmi/