Publicisti, Shkëlzen Maliqi foli për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Edin e kuptoj si artist, pak është autokrat…normal, si Kadareja që thotë shkrimtari është autokrat dhe ua imponon dhe personazheve të tij se çfarë duhet të jenë”.
Ai tregoi edhe arsyet pse nuk shkon mirë me homologun kosovar të Edi Ramës, Albin Kurtin.
“Me Albin Kurtin nuk i kam mirë punët prej fillimit. Kam pasur një gjysmë simpatie për të, por mendoj se është shumë dogmatik”.
Por, a pajtohet me qëndrimet e kryeministrit kosovar?
“Ndoshta kur kam qenë i ri kam menduar si ai, por tash që jam plakur jam bërë më konservativ”, tha ai në emisionin “MONOKëL në Klan Kosova.
Ndër të tjera, në videon e mëposhtme mund të shihni një paraqitje ekskluzive të bashkëshortes së publicistit Shkëlzen Maliqi, Alisa Maliqi.