Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference ka komentuar edhe rastin e aksidentes së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdarit, e cila ka përplasur me veturë një fëmijë, raporton InLajmi.
E Kurti tha se megjithëse nuk ka informacione të tjera, ai u shpreh se i beson plotësisht ministres Hajdari, duke qenë nuk ka shenja në asfalt të frenimit dhe nuk ka pasur shpejtësi më shumë seç duhet.
“Nuk kam të tjera informacione përveç asaj qa ka thënë ajo dhe më duhet të them se i besoj, nuk ka shenja në asfalt të frenimit, nuk ka pasur shpejtësi më shumë se ç’duhet. Policia e ka rastin”, tha Kurti. /InLajmi/