Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në takimin inagurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, raporton InLajmi.
Konjufca u shpreh i lumtur që iniciativa e presidentes për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtave të Njeriut po realiziohet, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka për organizimin politik e shtetëror.
Jam i gëzuar që po e themelojmë me iniciativën e presidentes Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Konsideroj që është shumë i rëndësishëm sepse do të merret me atë qe e konsideroj arritjen më të madhe që e ka pas njerëzimi e kjo është demokracia të organizimit politik e shtetëror”, tha Konjufca.
Konjufca tha se demokracia nuk mund të qëndrojë vetë, prandaj duhet të ketë aleancë me demokracitë e tjera, ai përmendi rastin e fundit të invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe tha se tashmë po e shohim autokratët janë të lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin.
Siç po e shohim edhe në botë edhe prej invazionit të Rusisë mbi Ukrainën. Demokracia nuk mund të qëndroj vetë por nevojitet që të ketë aleanca me demokraci të tjera. Në botë po e shohim që autokratët janë më të lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin”, tha Konjufca
Kryetari i Kuvendit tha se Kosova ka 2 synime, anëtarësimin në BE dhe NATO.
“Përcaktimi ynë është shumë i qartë, sot demokracitë me të fuqishme të botës janë të organizuara në 2 institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian ku e kemi rrugën e qartë, rrugë e transformimit, kurse institucionin tjetër është aleanca më e fuqishme ushtarake që është NATO ku synojmë qe të anëtarësohemi e mundësisht sa më shpejtë”, tha tutje ai. /InLajmi/