Robert Lewandowski është i lidhur me një kalim tek Barcelona në verë.
Raportohet se Xavi e dëshiron polakun dhe edhe sulmuesi gjithashtu është i hapur për tu bashkuar me skuadrën spanjolle.
Pas këtyre zërave, më në fund ka reaguar drejtori sportivi i Bayernit, ish-portieri Oliver Kahn.
Gjermani ka konfirmuar se Lewandowski do të qëndrojë tek Bayerni edhe për një sezon tjetër, dhe se ata nuk janë të çmendur të largojnë dikë që shënon 30-40 gola çdo sezon.
“Do ta kemi patjetër me vete edhe për një sezon tjetër”, u shpreh ai, përcjell Sinjali.
“Ne nuk jemi të çmendur të diskutojmë një transferim të një lojtari që shënon 30-40 gola për ne çdo sezon”, ka deklaruar Kahn.