Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cili sot ka treguar se do të ndahen nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe privat ka pasur reagime të ndryshme, përcjell InLajmi.
Analisti Ilir Ibrahmi ka kritikuar kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se shteti nuk mbahet me vitra.
Ai thotë se që i ke minimum 3 individë në qeveri që të paktën kanë lexuar teori se si mund të shfrytëzohen këto mundësi e këto momente.
Postimi i plotë i tij:
Shteti as nuk mbahet as nuk bahet me vitra kryeministër.
Kur bota po kalon nëpër ndryshimet më të mëdha ekonomike, Kosova duhet ta shfrytëzoj dhe ta zërë vendin e vet në këto ndryshime.
E di që i ke minimum 3 individë në qeveri që të paktën kanë lexuar teori se si mund të shfrytëzohen këto mundësi e këto momente.
Nëse ata nuk dijnë si ti jetësojnë ato teori në praktikë, pyet, kërko ndihmë. Nuk është marre. Përkundrazi, është zotësi./InLajm/