Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk janë as afër zgjedhjeve parlamentare dhe as të atyre lokale, sic thotë ajo, ata janë afër qytetarëve, përcjell InLajmi.
Haxhiu pas vendimit të Qeverisë për rritjen e shtesave të sektorit privat, publik dhe pensionistëve, ka thënë se shumë qytetarë do të përfitojnë nga kjo pako.
Postimi i plotë i saj:
Siç e tha kryeministri, nuk jemi as afër zgjedhjeve parlamentare dhe as atyre lokale por jemi gjithnjë afër qytetarëve.
– 100 milionë euro mbështetje për qytetarët
– Dyfishim i asistencës sociale për muajin prill
– 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill – pension bazik, pension kontributpagues, pension për aftësi të kufizuar, pension të veteranit
– 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat
– 100 euro për 80 mijë punëtorët e sektorit publik
– 100 euro për 80 mijë studentët
– 40 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë
-Rreth 800 mijë qytetarë përfitues – çdo familje e Republikës së Kosovës./InLajmi/