Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar vendimin e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajt për të ankimuar vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Berisha e ka cilësuar të gabuar ‘padinë’ duke shtuar se nuk e njeh Alibeajn si kryetar tranzitor në krye të PD.
“Padia është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër sepse ai e konsideron veten kryetar ‘ad interm’ ndërkohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha ish-kryeministri.
Berisha bëri një deklaratë të tillë pasi doli nga seli e PD ku po mbahej mbledhje e grupit parlamentar, që ka zgjatur më shumë se 4 orë.
Gjatë diskutimeve, Berisha i ka kërkuar Alibejat që të japë dorëheqjen si kryetar grupi.
Me vendimin e datës 25 mars Gjykata e Tiranës pranoi Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirrë nga Sali Berisha, shkruan EuroNews.Albania.
Blerina Muça është gjyqtarja që do të shqyrtojnë ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj kundër njohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit.