Në seancën ku po diskutohet për politiken e jashtme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar unifikim të qëndrimeve, përcjell InLajmi
Sipas tij, po krijohet koncepti që jemi në fushatë elektorale.
“E vërteta është që lufta në Ukrainë ka ri dimensionuar çështjen e politikës së jashtme. Serbia e Rusia janë zhveshur nga maskat, ky është moment i rëndësishëm. por jo për poenë politikë, por për ndërtim të pozicionit. Këtë situatë e ka sjellë edhe emërimi në shërbimin e jashtëm për interesa partiake. Sigurisht që për një vit është e vështirë të riformohet tërë sistemi. Ky proces sigurisht qe ka shënuar dinamizëm. Jemi kthyer prej ndarjes, në një pozicion shumë më kredibil për vendin. Referendumi dhe mosmbajtja e zgjedhjeve serbe janë dy veprime të jashtëzakonshme të kthimit të seriozitetit të pozicionit të Kosovës”, ka thënë ai.
Abazi ka thënë se nuk e di ku është logjika që Kosova të ketë marrëdhënie të këqija me BE-në e SHBA-në.
“Në fund, në listën e zezë të SHBA-së nuk janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë njerëz që krimin e korrupsionin e kanë pas instrument të politikës së jashtme, njerëz që kanë dashur ta ndajnë Kosovën, anëtarë të PDK-së. Kur të dilni në këtë foltore mos jepni informacion që nivele të ndryshme nëpër ministri ju japin juve sepse po vazhdoni me tregu që ende po vazhdoni ta mbani të kapur të shtetin”, ka thënë ai./InLajmi/