Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Ola Scholz kanë mbajtur konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit kokë më kokë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, ndërkohë që nënvizoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetëzuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.
“Është kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim. Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë që emër të tij për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit që shpresojmë të ndodhë në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor. E çmojmë shumë konsideratën e Qeverisë Federale, për progresin që ne kemi bërë , por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur që ti bëjmë të gjitha ato që duhen bërë.
Së 2-ti, ne jemi tërësisht 100% në një linjë me kancelarin, sikundër i gjithë BE NË Raport me agresionin rus mbi Ukrainën. I dënojmë njëzëri krimet mizore dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kaluari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve.
Së 3-ti, në bisedat me kancelarin, patjetër që ishte shumë e mirëpritur nga ana ime, qëndrimi i tij dhe shprehja e dëshirës për t’i dhënë një impuls të ri procesit të Berlinit. Është një proces që e ka të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të ngadalësimit.
Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen.
Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përvecse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë”, deklaroi Rama.