Nënkryetari i LDK-së, njëherit ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në kuadër të 23-vjetorit të rënies së luftëtarit Agim Ramadanit ka vlerësuar lart heroizmin e tij gjatë luftës në Kosovë, përcjell InLajmi.
Quni tha se Ramadani ka qenë i dashur me mikun dhe i ashpër me armikun.
Gjithashtu nënkryetari i LDK-së e përshkroi karakterin e Ramdanit si person i qetë në biseda dhe i lehtë me pendë e brushë, mirëpo vullkan në luftime dhe i tmerrshëm me pushkë.
Postimi i plotë i tij:
Agim Ramadani – Katana
I dashur me mikun, i ashpër me armikun.
I qetë në biseda, vullkan në luftime.
Tradicional këmbkryq, stoik para plumbave.
I lehtë me pendë e brushë, i t’merrshëm me pushkë.
Luftëtar që me buzëqeshje i qëndronte vdekjes perballë. /InLajmi/