Një oficer i 9-të i lartë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë, duke u bërë i fundit në një varg oficerësh të rangut të lartë rusë që ranë që nga fillimi i luftës 46 ditë më parë, transmeton InLajmi.
Sipas raportimeve të mediave, koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës. Nuk dihet se ku dhe si u vra.
Lajmi për vdekjen e tij u shpërnda në një tabelë lokale të mesazheve – ‘Overdegjuar Novogorny’ në qytetin e Ozersk.
Një postim, që supozohet të jetë nga motra e Bespalovit, thoshte se “është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur”, shkruan BBC.
Të premten, Ukraina pretendoi se rreth 19.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Më 25 mars, Rusia vendosi shifrën e saj të viktimave në 1,351. /InLajmi/