Analisti, Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj lajmit se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka goditur me veturë një fëmijë, përcjell InLajmi.
Ministrja Hajdari aksidentin e arsyetoi, duke thënë se fëmija u përplas në veturën e saj, pasi i kishte dalë përpara.
E analisti për këtë deklaratë nuk hezitoi të ironizonte, duke thënë se “Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari.
Çka din fëmija çka është kerri i ministres?, shkruan përsëri ai.
Ndryshe, Mushkolaj nuk është i vetmi që ka reaguar pas deklaratës së ministres Hajdari, pasi shumë të tjerë arsyetimin e saj e kanë quajtur qesharak.
Postimi i plotë i tij:
Çka din fëmija çka është kerri i ministres?
Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari! /InLajmi/