“Ne kemi indikacione masive për krime lufte,” tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock përpara një takimi të ministrave evropianë në Luksemburg, transmeton InLajmi.
“Në fund, gjykatat do të duhet të vendosin, por për ne është thelbësore të sigurojmë të gjitha të dhënat”, tha ajo.
Gjermania ka qenë shumë e varur nga importet e energjisë ruse, por ka hartuar plane për të gjetur furnizime alternative me energji.
“Si qeveri federale gjermane, ne e kemi bërë tashmë të qartë se do të ketë një tërheqje të plotë të lëndëve djegëse, duke filluar me qymyrin, pastaj naftën dhe gazin”, shkruan BBC.
Ajo tha se Gjermania ka nevojë për një plan të përbashkët me BE-në për të hequr dorë nga nafta dhe qymyri rus.
“Në mënyrë që kjo të mund të zbatohet së bashku në Bashkimin Evropian, ne kemi nevojë për një plan të përbashkët dhe të koordinuar për të hequr plotësisht lëndët djegëse fosile në mënyrë që të jemi në gjendje të tërhiqemi si Bashkimi Evropian,” tha Baerbock. /InLajmi/





















