Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të ndalojë operacionet e saj ushtarake përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën, transmeton InLajmi.
Gjithashtu ai tha se nuk shihte asnjë arsye pse bisedimet të mos shkonin përpara.
“Presidenti [Vladimir Putin] ka theksuar shumë herë se ne preferojmë bisedimet,” thotë ai.
Duke mbrojtur pushtimin e Rusisë, Lavrov thotë se ka implikime më të gjera përtej vetë Ukrainës, shkruan BBC.
“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur të synimit të SHBA-së për dominim të plotë… në arenën ndërkombëtare,” thotë ai. /InLajmi/