Aktualisht në Kosovë janë 544 raste aktive me COVID-19, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve të kaluara edhe 34 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje.
Janë shëruar edhe 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.61.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të dhe 100 mijë të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./InLajmi/