Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reagur në lidhje me shkarkimin e kryetares së Preshevës, Ardita Sinanit, përcjell InLajmi.
Kamberi i zhgënjyer nga shkarkimi i Sinanit ka thënë se iniciatorët e shkarkimit të saj, sot kanë humbur gjithçka bashkë me nderin.
Por ish-deputeti beson se populli mbetet ai që më së mirë e di peshën e hipokrizisë, e vetëmashtrimit të atyre personave që inicuan shkarkimin e Sinanit.
Postimi i plotë i tij:
Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin.
Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën. /InLajmi/