Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e ka akuzuar Policinë e Kosovës se nuk kanë treguar saktë të dhënat për aksidentin që ndodhi në Prishtinë, ku ministrja Rozeta Hajdari kishte goditur një fëmijë me veturë, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës në njoftimin për aksidentin kanë thënë se fëmija i aksidentuar ka qenë i gjinisë mashkullore.
E Durmoshi është shprehur se fëmija i aksidentuar është vajzë, gjersa ka kërkuar përgjigje nga Policia se pse nuk e kanë treguar drejt as gjininë e fëmijës.
Në fund Durmoshi i drejtohet Hajdarit, duke i thënë se se gënjeshtrat e tilla janë mëkat.
Postimi i plotë i saj:
Policia…
Viktima është vajzë e lindur në vitin 2012.
Cili është shkaku që edhe gjinin nuk e tregoni drejt?
I uroj shërim të shpejt❤️
Rozeta Hajdari, gënjeshtra në raste të tilla është mëkat! /InLajmi/