Votuesit në Francë po votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas një fushate të lënë në hije nga pushtimi rus në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Shifrat e ministrisë së Brendshme vlerësuan pjesëmarrjen e 25.48% personave në mesditën e së dielës.
11 kandidatë po garojnë që të rrëzojnë presidentin aktual, Emmanuel Macron, pasi ai kërkon të bëhet presidenti i parë francez që fiton rizgjedhjen që nga Zhak Shirak në 2002.
2 kandidatë që do të marrin më shumë vota do të kualifikohen për raundin e 2-të dhe të fundit të zgjedhjeve më 24 prill, shkruan France.24.
Rreth 48.7 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, megjithëse sondazhet kanë paralajmëruar se një në 4 persona mund të abstenojnë në votim. /InLajmi/